Pas Taynës, Fifi përfshihet në tjetër sherr? Ja e vërteta

By

Luana Vjollca nisi mbrëmë sezonin e dytë të ‘Shiko kush luan’.

Prezantuesja, tashmë me autorësi të plotë të programit kishte bërë disa ndryshime, krahas ruajtjes së strukturës së emisionit.

Risi përbënin dy kapitenët e skuadrave. Edi Manushi dhe Gent Hazizi nuk u rikthyen për t’u zëvëndësuar me Florjan Binajn dhe Adi Pojanën.

E për të munguar mungoi edhe Fifi. Vendin e saj e kishte zënë Marsela Çibukaj dhe kaq mjaftoi që portalet të shkruajnë për një sherr mes këngëtares dhe Luanës si autore.

Sidoqoftë, në këtë mes nuk ka asgjë të vertetë.

Ka qenë vetë Fifi që përmes një postimi ka sqaruar se bëhet fjalë thjesht për një mbarim kontrate dhe jo diçka më shumë teksa urimet për sezonin e ri s’kanë munguar.

Shumë zhurmë për asgjë, sërish! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm