“Përputhen” për konkurentët e sezonit të kaluar ka mbaruar dhe secili po tenton të kapë përfitimet e famës në jetë përpara se të jetë shumë vonë.
Disa i kanë hyrë muzikës, disa bizneseve, të tjerë televizionit teksa është edhe një grup i personave të cilëve s’po mund t’iu “ndahet shpirti” nga aventura që kaluan.
Në këtë grup është Sindi e cila së fundmi dha një intervistë ku u tall haptazi me autoren Olsa Muhameti dhe opinionistin Arjan Konomi.
Ajo në paraqitje televizive dhe një format që po e bën me motrat e saj në Youtube madje edhe imitoi dyshen e programit duke tentuar që t’i ironizojë.
E për zhvillimin mesa duket ka reaguar Arjan Konomi përmes një postimi thumbues indirekt.
Ai ka ndarë një video nga vendet tropikale ku ka pushuar gjatë gushtit duke u shprehur:
“Nëse krokodili ngjante me Mevlanin po kjo shimpazeja e xhunglës me kë ngjan ?… më ndihmoni pak për emrin se s’po më vjen”
Duke pasur raportet e mira me dy protagonistet e “dramës” së Mevlanit, ndjekësit kanë qenë të bindur se bëhet fjalë vetëm e vetëm për Sindin.
Mesa duket kjo është kundërpërgjigja e opinionisitit ndaj talljeve që ish-protagonistja po tenton të bëjë. /Prive.al