Pas sulmit ndaj Jetmir Agajt, Fero dhe truproja i tij dorëzohen në polici

By

Fero dhe truproja i tij janë dorëzuar në polici, pas sulmit ndaj Jetmir Agajt, menaxherit të disa artistëve.

Prive.al e ka konfirmuar lajmin.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se të dyshuarit janë dorëzuar dhe policia po vazhdon të merret me rastin.

“Informata është pranuar rreth orës 15:30, për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Nebih Gashi” në Prishtinë.

Nga të dhënat fillestare ëshëtë​ngritur dyshimi se dy të dyshuar, ku njëri nga ta dyshohet të ketë pasur dhe një armë, kanë sulmuar viktimën dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë që të dyshuarit janë identifikuar nga ana e policisë menjëherë ka nisur një hetim preliminar lidhur me rrethanat që kanë karakterizuar ngjarjen.

Së kendejmi rreth oës 20:30, të dyshuarit janë paraqitur në stacionin policor dhe policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit për të proceduar tutje”./Prive.al

Artikuj të ngjashëm