Pas suksesit me “Toto”, Noizy bashkohet sërish me reperin gjerman (FOTO)

By

Vitin e kaluar, kënga “Toto” u radhit në këngët me hit të verës 2018.

Noizy dhe Raf Camora, u bën bashkë për herë të parë për të realizuar këtë bashkëpunim i cili sot në youtube numëron mbi 50 milionë klikime.

Me sa duket, suksesi i madh i projektit, ka shtyrë reperët të bëhen sërish bashkë për një tjetër këngë.

Lajmin e ka bërë të ditur Noizy i cili ka postuar një fotografi me reperin gjerman në Instagram.

“Raundi 2”, ka shkruar ai duke zbuluar edhe titullin e këngës që është “Komando”.

Nuk ka detaje për datën e publikimit./Prive.al

https://www.instagram.com/p/Bvyqbi_g_GG/

Artikuj të ngjashëm