Këtë pasdite në Tiranë po zhvillohet sfilata ‘Class by Alketa Vejsiu’.
Në mesin e shumë të ftuarve, e pranishme është edhe Nora Istrefi, mikesha e dizejnatorit Valdrin Sahiti i cili gjithashtu shpalosë koleksionin e tij në këtë event.
Nora në këtë ‘fashion show’ nuk ka shkuar vetë por e shoqëruar nga një prej shoqeve të saj më të mira.
Fjala është për këngëtaren Jehona Sopi e cila me këtë paraqitje thyen akullin pas shumë kohëve larg syrit të publikut.
Shumë gjëra mund të kenë ndryshuar përgjatë kësaj periudhe mirëpo Jehona përkundër viteve që kalojnë mbetet po e njejta!
Kujtojmë se së fundmi është raportuar që këngëtarja e njohur do t’i kthehet skenës në edicionin e ri të festivalit ‘Kënga magjike’ pas një mungese të gjatë. /Prive.al