Është bërë gati një vit Çiljeta që nuk ka sjellë ndonjë projekt ri për fansat e saj.
E zënë shumë si nënë për djalin e saj Fernando ajo e ka lënë në pauzë muzikën, dhe me të drejtë sepse familja kërkon shumë përkushtim.
Pas projektit të saj të fundit në bashkëpunim me Alar Band “Bonbone” para 9 muajsh tani ka lajme të mira për fansat e saj.
Vetë këngëtarja hyri në Instagram për të lajmëruar ndjekësit e saj se ajo po punon në një projekti të ri muzikor. Ajo tregon se kënga e re do edhe pak punë dhe të publikohet e po punon bashkë me Elgit Dodën.