Pas Samantës e Dhurata Dorës, ja radha e kujt është për këngë të re nga Max Production?!

By

Max Production kanë qenë tejet aktiv muajin e fundit me projekte muzikore, ku tre nga artistët e këtij labeli marrin pjesë në Kënga Magjike.

E para që nisi ishte Fifi e cila solli këngën ‘Zhurmë’ që bëri zhurmë gjithandej e madje është një ndër projektet më të klikuara të festivalit.

Menjëherë pas saj ishte reperi Blasta që erdhi në duet me Fjolla Morinën, teksa e fundit ishte Samanta Karavella.

‘Humbur’ e Samantës e prezantuar të dielën është duke marrë vëmendje të madhe në publik e po ashtu kanë vërshuar klikimet për të. Këngëtarja aktualisht nga këngët e prezantuara po përmendet si favorite.

Pas këtyre tre këngëve është radha e Dhurata Dorës e cila dje paralajmëroi ‘Kesh Kesh’, por ndryshe nga kolegët e saj këngëtarja nuk do të prezantohet në festival por përmes videoklipit.

Brenda pak ditësh pritet edhe lançimi i “Kesh Kesh”.

Teksa këngë të re ka paralajmëruar edhe Gent Fatali. Sot përmes llogarisë së tij në Instagram ka shkruar se është duke punuar në projektin e ri.

Sipas të gjitha gjasave me këtë këngë Max Production e mbyll 2017-tën./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm