Ditëve të fundit, reperi Asdren Gjikolli i njohur si Gjiko ka bërë rrëmujë mediatike jo vetëm në ato shqiptare.
Gjesti i tij në Ishujt Maldive, ku merr një peshkaqen dhe e hedh në rërë ka bërë zhurmë e ka pasur shumë kritika rreth saj.
Akoma nuk ka një deklaratë nga reperi, mirëpo resorti ku kanë qëndruar ka treguar se ai është në listën e zezë të tyren dhe nuk mund të prenotoj më aty.
Mirëpo, vjen një tjetër lajm nga kampi i Gjikos që ka të bëjë me karrierën muzikore. Reperi është duke përgatitur këngën e tij të re që pritet të lançohet brenda disa javëve.
Ky produksion muzikor mban firmën e vëllait të tij, Big Bang./Prive.al