Pas potpurive: Kënga e re e Kaltrinës do të jetë baladë!

By

Për festat e fundvitit solli shumë ritëm përmes potpurive me Alban Mehmetin, të cilat njëkohësisht do të shfrytëzohen edhe për eventet familjare.

Mirëpo, edhe impenjimet tashmë janë drejt dasmave, këngëtarja Kaltrina Selimi nuk po mendon të shkëputet nga muzika moderne.

Aktualisht, Kaltrina është duke punuar në një produksion të ri muzikor original e cila do të jetë e zhanrit baladë.

Kjo këngë do të jetë e vizualizuar edhe me videoklip. Kujtojmë që baladat e artistes janë duartrokitur gjithmonë nga publiku, e me siguri njëjtë do të ndodh edhe me këtë projekt./Prive.al

Artikuj të ngjashëm