Një muaj më parë, këngëtarja Mirsa Kërqeli u rikthye me një projekt të ri muzikor, pas një mungese disavjeçare në skenë.
Kënga që u shoqërua me videoklip mban titullin “Moj e mira”.
Lënë muzikën anash, këngëtarja tashmë ka hapur një kapitull të ri në jetën e saj. Bashkë me bashkëshortin, Granitin inauguroi edhe optikën e re.
Kujtojmë se këngëtarja ishte e ftuar para disa kohësh në Prive për një intervistë ekskluzive. Ajo na zbuloi shumë detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale. /Prive.al