Pas rikthimit Lugati nuk ka të ndalur

By

Ndonëse Gjon Karrica i ka munguar skenës muzikore për vite, fansat e tij nuk e kanë harruar për asnjë sekondë.

Dy javë më parë ai u rikthye me këngë të re të titulluar “Whiskey”.

Por kjo këngë shënon vetëm fillimin e tij pas një pauzë të gjatë në skenë. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai njoftoi ndjekësit e tij se është në xhirime për atë që do të jetë projekti i tij i radhës.

“Natë e zezë” ka shkruar ai në postimin e tij duke etiketuar Kaci Lleshin si artisti që konceptoi idenë.

Na duhet të presim edhe pak për të kuptuar se çfarë po sjell tani artisti. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm