Pas rastit të “Quaden” reagon Vesa Luma: “Edhe un isha viktimë e bullizmit”

By

Videoja e një djali 9-vjeçar me emrin Quaden Bayles që kërkonte të vdiste, ka bërë së fundmi xhiron e rrjetit.

E ëma e tij publikoi videon në rrjetet sociale dhe tregonte momentin e dhimbshëm kur i biri i lutej që të vdiste, pasi shokët e ngacmonin në shkollë për shkak se vuan nga nanizmi.

“Dua të godas veten me thikë në zemër. Dua që dikush të më vrasë,” dëgjohet të thotë vogëlushi.

Përveç se u bë virale dhe një numër i madh i të famshmëve reaguan dhe bënë thirrje, së fundmi edhe Vesa Luma e prekur si nënë dhe si viktimë e bullizmit, reagoi duke folur shumë hapur.

Ndër të tjerash ajo thotë se ishte periudha e shkollës fillore kur ajo ngacmohej nga shokët e klasës. Por sistemi i saj mbrojtës, familja e kanë ndihmuar që këtë vuajtje ta kthejë në forcë.

Më poshtë gjeni postimet e plota të këngëtares. /Prive.al

 

 

 

Artikuj të ngjashëm