Pas raportimeve për divorc, Victoria e David Beckham festojnë 19 vjetorin e martesës

By

Kanë gati dy dekada bashkë dhe sapo u dhanë fund të gjitha raportimeve për divorc.

Çifti i famshëm botëror, David dhe Victoria Beckham, kanë festuar 19 vjetorin e martesës së tyre, menjëherë pas spekulimeve se ata janë ndarë.

Dyshja kanë celebruar këtë përvjetor martese gjatë së mërkurës, në një darkë romantike ku ishin vetëm ata të dy.

David and Victoria Beckham with their four children

Ylli i futbollit, 43 vjeçari David, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një imazh të çiftit duke buzëqeshur e duke mbajtur duart, në një restorant luksoz në Paris.

“ËOË, janë bërë 19 vjet. Këso kohe e 19 vjet më parë, isha i tëri i veshur në ngjyrë vjollce, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë”, duke iu referuar veshjes së tij në ditën e dasmës. “Urime përvjetorin për gruan dhe nënën më të mrekullueshme”, ka shkruar ai, duke i etiketuar më pas edhe gjithë fëmijët e tyre në Instagram.

Më pas Victoria, ka publikuar fotografitë e dhuratave që çifti ka marrë nga fëmijët e tyre, përfshirë balonat e argjendtë dhe buqetat me lule për këtë rast të vecantë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm