Pak javë më parë, Buta lansoi projektin e ri me titull “Edi Rama”.
Kënga eci shumë mirë në YouTube duke arritur më shumë se 1 milion klikime.
Por, me sa duket reperi nuk e ka ndërmend ta lë me kaq për këtë vit.
Edhe pse kemi vetëm edhe pak ditë deri në përmbylljen e 2019-ës, ai la të kuptohet se ka gati edhe një video tjetër.
“Kur me qit videon tjetër?”, ishte pyetja që Buta ua bëri ndjekësve në Instagram.
Neve na mbetet të presim gjatë ditëve në vijim për të parë çfarë po sjell Buta./Prive.al