Dita e djeshme nuk ishte fortë e mirë për Mozzik-un.
Me t’u zgjuar në mëngjes, reperi pa që projekti i tij i fundit “Madam” me mbi shtatë milionë klikime brenda një kohe të shkurtër, nuk ishte më në youtube.
Kjo për shkak se ish-menaxhmenti i tij e kishte fshirë duke pretenduar se kënga është e vjedhur nga ata.
Mozzik më vonë doli në Instagram për t’ju sqaruar fansave se projekti nuk ishte i vjedhur edhe pse fillimisht kishte nisur në studion e On Records, por më pas u finalizua nga dikush tjetër me një muzikë krejt tjetër.
Sido që të jetë, artisti i cili shumicën e kohës po e kalon në Zvicër, mbylli muhabetin dhe i vuri vetes një emër.
“STAR BOY”, ka shkruar Mozzik-u nën një foto të cilën e publikoi gjatë orëve të fundit në llogarinë e tij në Instagram./Prive.al