Një artiste e kompletuar, e tillë duhet të jetë në shumë aspekte tjera përpos muzikës që sjell.
Këtë fakt duket se e ka parasysh shumë mirë ylli në ngjitje, Era Istrefi që së fundmi, përpos punëve në studio për krijime të reja muzikore fokusin po e përqendron edhe në fusha të tjera.
Pasi mori disa orë leksionesh në kërcim për t’i përforcuar aftësitë e saj, Era Istrefi sot i ka kushtuar një ditë të plotë pozimit përpara aparatit.
Edhe kur flasim për fotosesion, ai nuk ka se si të jetë i rëndomtë.
Këngëtarja nga Prishtina që në muzikë po punon me emra që kanë krijuar këngë për yjet botërore, në të njejtën linjë po e ka edhe fotosesionin.
Imazhet e realizura sot, janë shkrepur prej Jens Koch, fotografit gjerman që në CV-në e tij ka një listë të gjatë yjesh me të cilët ka punuar.
Rita Ora, Lady Gaga, Bono Vox, One Direction, Katy Perry, 50 Cent, Michael Buble janë vetëm disa prej emrave që kanë qenë në vend të Erës.
Prive.al më poshtë ju sjell edhe fotografi nga realizimi i setit.