Para pak ditësh, Era dhe Nora publikuan videoklipin e tyre për këngën “Nuk e di” e cila rridhte në internet para se të lëshohej projekti në youtube.
Ky bashkëpunim i motrave Istrefi, ka arritur më shumë se 1 milion klikime dhe po dëgjohet gjithandej.
Mirëpo kjo nuk është e tëra, Era, po qëndron akoma në Kosovë për punë.
Ajo postoi një fotografi në Instagram duke shkruar: “Veç fillimi”.
Megjithatë, Era nuk dha detaje nëse projekti i radhës do të jetë në gjuhën shqipe apo do të jetë një duet ndërkombëtar./Prive.al