Pas një kohe të gjatë çifti i famshëm i jep fund lidhjes

By

Bashkëshorti i aktores amerikane Meagon Good, producenti i filmave DeVon Franklin, bëri kërkesë për divorc nga aktorja, pas nëntë vitesh martesë. Ai përmendi mospajtimet e papajtueshme si arsye të ndarjes, duke thënë se dyshja janë ndarë që nga 21 gushti 2021, sipas dokumenteve të siguruara nga E! News.

“Pas shumë lutjesh dhe konsideratash, ne kemi vendosur të shikojmë në të ardhmen tonë veçmas, por të lidhur përgjithmonë”, thanë yjet në një deklaratë të përbashkët për E! News.

“Ne festojmë pothuajse një dekadë martesë së bashku dhe një dashuri që është e përjetshme, nuk ka asnjë fajtor, ne besojmë se ky është kapitulli tjetër më i mirë në evolucionin e dashurisë sonë”.

“Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për vitet që kanë ndryshuar jetën që kemi kaluar së bashku si burrë e grua”, përfundoi çifti, i cili nuk ka fëmijë.

Ata u takuan në filmin e vitit 2011 Jumping the Broom dhe u martuan në vitin 2012 në Winery Triunfo Creek në Malibu, Kaliforni.  

Artikuj të ngjashëm