Pas ngjarjes në ish-bllok, dalin dëshmitë e prindërve të Elvana Gjatës

By

Midis dëshmive të marra për ngjarjen në ish-Bllok,  janë edhe ato të prindërve të Elvana Gjatës.

Fatmir Gjata, i ati i Elvana Gjatës, ka deklaruar se kishte kohë që se kishte takuar të bijën.

‘Elvanën kam rreth 2 javë që e kam takuar, ajo shoqërohej shpesh me Mevjol Bilon, pasi bashkëshortja e ka nip, me Ervin Matën ka rreth 1 vit që bashkëjeton’.

Donika Gjata, nëna e këngëtares ka thënë së është takuar për herë të fundit më datë 03.10.2018.

‘I është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetasit Fatmir Gjata, i cili është i ati i shtetases Elvana Gjata, ku ndër të tjera ka deklaruar se Elvanën ka rreth 2 javë që e ka takuar, ajo shoqërohej shpesh me Mevjol Bilon, pasi bashkëshortja e tij e kishte nip, dhe se me shtetasin Ervin Mata e bija e tij ka rreth 1 vit që bashkëjeton.

‘I është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetases Donika Gjata, e cila ndër të tjera ka deklaruar së është takuar për herë të fundit me bijën e saj më datë 03.10.2018, ka njohje me Ervin Matën pasi ky i fundit ka rreth 1 vit që bashkëjeton me vajzën e saj, gjithashtu shtetasin Mevjol Bilo e ka nip të sajin’, thuhet në dosjet e Prokurorisë, shkruan syri,net, transmeton Prive.

Artikuj të ngjashëm