Akuzat për kopjim, nervozohet prezantuesja e njohur shqiptare!

By

Me sezonin e ri televiziv që tashmë ka nisur i kompletuar, ato që përbëjnë interes më së shumti janë përballjet mes programeve që garojnë kryesisht në të njejtin orar dhe lundrojnë në ujëra të njejtë të tematikave.

E tillë është edhe përballja mes dy pasditve në Klan me Rudinën dhe Top Channel me Jonida Shehun.

Prezantueset e rikthyera në punë pas lindjeve ndonëse me pushime të ndryshme,  kanë nisur emisionet të ribrenduara në përmbajtje e skenografi.

E duket se fakti që Rudina nisi disa javë më herët emisionin,  ka bërë që Jonida të akuzohet për kopjim nga ndjekës në rrjete sociale.

Por, prezantuesja e njohur e Top Channel nuk i ka përtuar replikave duke zgjedhur të debatojë gjerë e gjatë publikisht në Instagram me personin që pyeti se kush – kë e ka kopjuar megjithëse dallimet janë evidente qoftë në skenografinë e cila është shumë më modeste për Jonidën por edhe në strukturën e emisionit.

Më poshtë, debati i plotë i zhvilluar në Instagram.

nora

Artikuj të ngjashëm