Kur gjithçka dukej se po shkonte si më së miri, si rrufe në qiell të pastër erdhi lajmi i ndarjes së Morena Tarakut dhe miliarderit iranian Sasha Sorbani.
Pak javë pasi zyrtarizuan lidhjen, dyshja fshinë njëri-tjetrin në rrjete sociale teksa iraniani i nervozuar, iu tha fansave të tij në Instagram që të mos e pyesnin më për bukuroshen.
Por, kjo e fundit duket të mos e çajë kokën shumë mbi zhvillimin.
Morena ka postuar një sekuencë në rrjete sociale nga një këngë e vitit 2002 me tekst eksplicit teksa ka vendosur t’iu kthehet edhe pozave të nxehta.
Pasi e pamë si amvise, e veshur gjer në grykë, Taraku sot është shfaqur nga plazhi nën përshkrimin: ‘Ishte ftohtë’.
Për kë mund ta ketë pasur? Motin apo lidhjen e ‘ftohtë’ të dashurisë? Përgjigjen mund të na e thotë vetëm Morena… /Prive.al