Pete Davidson dhe Ariana Grande janë ndarë, edhe në rrjete sociale, pasi që lidhja e tyre e dashurisë përfundoi rreth dy muaj më parë.
26 vjeçarja Grande e ka pranuar për një fans të saj se ajo nuk mund t’i shohë postimet e ish të fejuarit të saj.
“Unë fal gjithmonë. Unë brengosem për Pete dhe shëndetin e tij dhe asnjëherë nuk i inkurajoj të tjerët që të jenë të ashpër me njerëzit e tjerë”, ka thënë këngëtarja.
“Unë nuk e kam parë asnjë postim sepse më ka bllokuar por dua ta dini se nuk ju inkurajoj dhe as nuk dua që ju të silleni keq me të. Unë brengosem për të, shumë”, ka thënë tutje Grande, transmeton Klan Kosova.
Një burim ka thënë për revistën Us Weekly se 26 vjeçari Davidson e ka bllokuar yllin e muzikës pop sepse ai dëshiron që të mbajë distancë nga ajo, për të mirën e tij.
Ky reagim i Ariana Grande vjen disa orë pasi Davidson ka folur për ngacmimet e ashpra që po i bëhn online, veçanërisht pasi çifti kanë përfunduar fejesën e tyre katërmujore, në fund të muajit tetor.
“Pavarësisht sa shumë njerëzit në internet përpiqen të më bëjnë ta vrasë veten, nuk do ta bëj. Jam shumë i nervozuar që më duhet ta them këtë”, kishte thënë ai në Instagram, të hënën.
Grande më pas ka kërkuar që fansat e saj të shpërndajnë vetëm dashuri.