Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj ka kohë që prezencën e saj në trojet shqiptare e ka jo shumë të shpeshë.
Dreshaj karrierën e saj fillimisht e nisi në fushën e modës duke arritur kështu edhe suksese mjaft të rëndësishme si ai i shpalljes fituese në Miss Universe Kosova 2011 për të kaluar më pastaj edhe në një tjetër profesion atë të muzikës.
Ajo arriti të jetë e suksesshme edhe në këtë sferë duke grumbulluar kështu edhe një numër mjaft të madh të fansave.
E dita e sotme e gjen atë duke sprovuar veten edhe në diçka tjetër. Bëhet fjalë për sportin e boksit të cilin e ka praktikuar sot krahas ushtrimeve që ajo po i praktikon kohën e fundit në mënyrë më intenzive.
Natyrisht se sprova në fjalë mbetet thjesht në kontekstin e zbavitjes pasi që ajo nuk ka pretendime të tilla por një gjë të tillë nuk mund ta lërë pa e ndarë edhe me fansat teksa ka zgjedhur profilin e saj në Snapchat për të publikuar disa fotografi nga ky rast. /Prive.al/