Kohë më parë, Prive pati raportuar për bashkimin e forcave mes Elvana Gjatës dhe Mozzik.
Kënga është realizuar prej kohësh dhe duket se po o afrohet koha e publikimit.
Kjo lihet të kuptohet nga postimi i fundit i Elvanës. Ajo ka ndarë pak nga projekti i cili duket se do jetë hit i pakontestueshëm.
Mirëpo ky nuk do të jetë bashkëpunimi i fundit me reperë për këngëtaren.
Para pak ditësh, Lyrical Son dha lajmin se albumi në bashkëpunim me Mc Kreshën është gati dhe do të lansohet me 12 janar.
Në mesin e këngëve të zbuluara, dyshja artistike po vijnë në bashkëpunim me Elvanën për këngën “Stuhi në oqean”. /Prive.al