Pas mbarimit të ‘Big Brother’, Arbana drejt…

By

Edicioni i nëntë i ‘Big Brother Albania’ mbaroi të shtunën.

100 ditë plot zhurmë, intriga, dashuri e thashetheme u kurorëzuan me fitoren e çiftin Daniel dhe Fotini.

Ky edicion, ndonëse shpesh në shënjestër të kritikave për dallavere dhe padrejtësi ia arriti qëllimit të tij duke u përfolur e komentuar më shumë se çdo edicion tjetër në katër-pesë vitet e fundit, pas rënies së trendit të interesimit dhe shikueshmërisë për formatin, si kudo tjetër në botë me kalimin e viteve.

E duket që ky moment, i përmbylljes së suksesshme dhe angazhimit të madh për tre muaj, natyrshëm do pasonte me pushim për prezantuesen e dashur Arbana Osmani.

Ajo sot ka shënuar ‘arratisjen’ e parë me mikeshën dhe kolegen Xhemi Shehu, me të cilën kultivon një miqësi shembullore ndër vite.

Dyshja nuk kanë zbuluar destinacionin se ku po relaksohen (tashmë kur edhe Shehu ka përfunduar sezonin në ‘Portokalli’) por e rëndësishme është që buzëqeshja nuk po iu mungon.

Pushimet mbarojnë shpejt dhe sezoni i ri në Shtator i pret përsëri dy prezantueset, ndonëse në një të ardhme aktualisht pak të paqartë për ndryshime eventuale që ndodhin shpesh dhe befasishëm në Top Channel. /Prive.al/

Away with my ? @xhemi.shehu

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Artikuj të ngjashëm