Gjatë fundjavës që e lamë pas, ata na befasuan duke dhënë vet lajmin që dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar me martesë.
Çifti i njohur shqiptar, Alban Skënderaj e Miriam Cani, u martuan në ishujt Maldive, në një ceremoni private ku sigurisht ishte prezente e bija e tyre e vetme Ameli, e cila është vajza e parë e çiftit.
Mirëpo pas dhënies së lajmit për martesë, dyshja e njohur kanë paralajmëruar një këngë së bashku.
https://www.instagram.com/p/ByAInB3Fbfo/
Skënderaj ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Instagram, ku shfaqet duke e përqafuar bashkëshorten e tij.
Ndërsa në ëprshkrim, ai tregon titullin e këngës “Duamë” dhe po ashtu, datën e publikimit që është 30 Maji. /Prive.al