Ditën e djeshme, një postim në faqen e këngëtarit Mehdin Përgjeqaj shkaktoi shumë konfuzion.
Në foto, akuzohej bashkëshortja, Lulja për tradhëti.
E siç dyshohej, ky postim s’është bërë nga Meda por nga njerëz që i kanë thyer llogarinë këngëtarit.
Profili i tij më nuk gjendet në Instagram por për të qetësuar fansat, ka qenë Lulja ajo që e ka demantuar lajmin.
Përmes një fotografie me bashkëshortin, Lulja potencon që dashuria e tyre vazhdon të jetë e fortë, përkundër inatit që të tjerë mund të kenë.
Më poshtë, reagimi i plotë i bashkëshortes së Medës. /Prive.al