Reperi i njohur Noizy, ndryshe prej zakonisht kur zë vend në media për projektet, problemet me policinë apo jetën luksoze, sot në media u lakua për një tjetër aspekt – jetën private.
Gazeta në Shqipëri mbushën sot suplementet me një informacion për zhvillime të reja tek intimiteti i reperit.
U tha se ai është në prag të fejesës me një vajzë shqiptare e cila jeton në Francë.
Sipas raportit, gjërat janë aq serioze sa reperi ka takuar së fundmi edhe familjarët e vajzës në Francë në prag të zyrtarizimit të relacionit.
E sic vepron rrallë, mbi lajmin ka reaguar vetë Noizy në rrjete sociale ku ka qeshur me lot me shkrimin.
‘WTF’- ka qenë mbishkrimi i Noizyt që lë të kuptohet se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë pjesë, osë në anën tjetër të medaljes, shpreh ngurrimin për të zbuluar diçka nga jeta private. /Prive.al/