Pas lajmeve se do të performojë në ‘World Cup’, Dua Lipa u jep fund të gjitha thashethemeve

By

Javët e fundit ka qarkulluar në media të ndryshme lajmi se Dua Lipa do të performojë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Qatar, që do të zhvillohet të dielën më 20 nëntor në stadiumin Al Bayt në qytetin Jor në orën 19:00 (me orën lokale).

Total Reporter, raportoi se këngëtarja kolumbiane Shakira do të hapë Kupën e Botës së bashku me Dua Lipën dhe anëtarët e BTS.

Mirëpo ky lajm është përgenjështruar nga ylli i popit Dua Lipa, e cila reagoi me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, dhe konfirmoi se ajo nuk do të performojë dhe nuk ka qenë e përfshirë asnjëherë në ndonjë negociatë për të performuar.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e saj të plotë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm