Pas “Këngës Magjike”, Flori shpërthen në deklaratën plot emocione

By

Balada e tij “PLAS”, ishte ndër këngët më të pëlqyera që edicioni i sivjetmë i Këngës Magjike solli.

Flori Mumajesi u prezantua me një këngë të cilën e interpretoi me plot emocion të dielën e kaluar në TV Klan, por megjithatë askush s’po e priste një deklaratë si kjo në Instagram.

Këngëtari ka realizuar një videoselfie në profilin e tij në këtë rrjet social, duke u shprehur përplot emocione për këtë garë, të cilën në vitin 2015-të ai edhe e kishte fituar me këngën “Me fjalë të vogla”.

“Sapo kthehem nga provat e Këngës Magjike, Pasi që festivali të ngarkon me emocione, edhe kënga më ngarkon me emocione. Gati mu shkul zemra nga vendi  m’u prenë gjunjët e akoma më dridhet edhe zëri. Shpresoj t’ia dalim në natën e dytë”, shprehet Flori në këtë video, duke u deklaruar se e falënderon shumë edhe publikun që e ka pëlqyer këngën e tij. /Prive.al

https://www.instagram.com/p/Bq8DjsmDKpw/

Artikuj të ngjashëm