Legjenda e futbollit, Christiano Ronaldo, ka shpërndarë një postim të përzemërt duke folur se sa “mirënjohës” është tani që partnerja e tij Georgina dhe vajza e tyre e porsalindur janë në shtëpi nga spitali.
Në rrjetet sociale mbrëmjen e së hënës, 37-vjeçari Ronaldo ndau një deklaratë zemërthyese, duke zbuluar se një nga foshnjat e tij binjake, djali i tij, fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.
“Është dhimbja më e madhe që çdo prind mund të ndiejë”, rrëfeu babai i pesë fëmijëve, duke shtuar, “Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi”.
Duke postuar sërish në Instagram mbrëmë, Ronaldo dhe Georgina ndanë të dy një foto të re të ëmbël familjare ku shfaqin vajzën e tyre të porsalindur dhe katër fëmijët e tyre më të mëdhenj. /Prive.al