Aktorja e famshme britanike, Emilia Clarke, do të shfaqet në një projekt të ri filmik pas përfundimit të bujshëm të serialit të HBO Game of Thrones.
Ndryshe nga drama e GOT, kësaj here Emilia do të shfaqet në një film komedi i cili do të quhet Last Christmas.
Në këtë film Emilia do të luajë rolin e një vajze e cila po dështon në jetë, dhe ngjarja zhvillohet në Londër. Ajo punon në një dyqan ku shiten gjëra krishtlindjesh ndërsa fansat mendojnë se në film, ajo do të ketë punë me një fantazmë i cili flet vetëm me aktoren Clarke që në film quhet Kate.
Filmi do të shfaqet premierë në teatro me datën 8-të Nëntor.