Me kë po vjen në bashkëpunim Gold AG?!

By

Artisti i njohur nga Lugina, Gold AG, po vazhdon ‘traditën’ e krijuar prej tij duke zgjedhur përsëri të bashkëpunojë me artistë të zhanreve tjera.

Pas projekteve si ‘Babë dhe ‘E kam emrin preshevar’ të cilat ishin solo Ariani do të vijë në bashkëpunim me këngëtaren Teuta Selimi.

Kënga ende e pa titull do të mbajë tekst të Fatmir Mujës dhe vetë Arianit teksa orkestrimi i është besuar Rrahman Kryeziut.

Ky projekt ka motive patriotike derisa tematika e saj prek mërgimtarët.

Detaje tjera rreth këtij projekti do të mund t’i kuptoni në videon e mëposhtme. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm