Djemtë e labelit ‘Threedots’ janë treguar shumë aktiv muajin e fundit. Që të gjithë kanë publikuar këngët e reja të tyre pjesëmarrëse në festivalin Kënga Magjike 2015.
E vetmja që ka qëndruar në heshtje që nga vera sa i përket prurjeve muzikore është Diva e Threedots, Elvana Gjata.
Akoma nuk është treguar ndonjë detaj sa i përket këngës pasuese të ‘Love Me’ të Elvanës por mesa duket do të vie surprizë siç ishin edhe projektet e Florit, Klajdit, Brunos e Erikut.
Që të gjithë erdhën solo teksa nuk dihet nëse të njëjtën rrugë do të ndjek edhe Elvana. Tashmë sytë e publikut janë drejtuar tek Gjata për të kuptuar sa më shpejt se çfarë po planifikon.
Elvana është gjatë gjithë kohës në koncerte e së fundmi ka realizuar edhe disa sete fotografike shumë të komentuara.