Me role kryesore në dy nga filmat më të mëdhenj të vitit 2019, “Once upon a time in Hollywood” dhe “Ad Astra”, Brad Pitt duket se e ka tejkaluar ndarjen e tij nga ish-gruaja Angelina Jolie.
Aktori 55-vjeçar raportohet se është në një lidhje me 50 vjeçaren Sat Hari Khalsa e cila është një dizajnere e argjendit dhe shëruese holistike.
Një burim i tha US Magazine se ajo është një femër shumë e forte dhe ka një mendje të bukur gjë që duket se e ka tërhequr yllin holliwood-ian.
Çifti u takua për herë të parë në vitin 2018 në Conservatory of Music Annual Benefit dhe Ankandin e Artit të organizuar nga Red Hot Chili Peppers. Të dy ishin të ulur në të njëjtën tryezë dhe menjëherë filluan të bisedonin.
Për më tepër thuhet se marrëdhënia e tyre nuk është shumë serioze akoma pasiqë Brad nuk është ende i gatshëm për ketë hap. “Sat është shumë e veçantë për të dhe dikush me të cilin kënaqet duke kaluar kohë,”- tha mes të tjerash burimi për US Magazine.
Burimi: Usmagazine.com