Pas divorcit, Adele thotë se po i mungon jeta martesore

By

Adele ka pranuar se i mungon jeta bashkëshortore dhe se është “padyshim” sërish e hapur ndaj saj.

Këngëtarja, aktualisht është në lidhje me agjentin sportiv Rich Paul.

Gjatë një paraqitje ajo tha: “Unë jam patjetër e hapur për martesë përsëri. Ndjenja që kisha kur isha e martuar, ishte ndjenja më e sigurt që kam pasur ndonjëherë në jetën time”.

“Mjerisht martesa ime nuk funksionoi, por më mungon të jem e martuar”.

Pasi u nda nga burri i saj Simon Konecki, në vitin 2019, me të cilin ka djalin Angelo, nëntë vjeç, ylli e shprehu dhimbjen e saj të divorcit përmes albumit “30” ku dhe i shpjegoi të birit divorcin e prindërve të tij.

Me një pasuri prej 190 milionë dollarësh, Adele hodhi poshtë spekulimet se Simon Konecki kishte marrë pas divorcit një pjesë nga pasuria e saj. “Sikur jam budallaqe të lë dikë të ketë të gjitha paratë e mia,” përfundoi ajo.

Artikuj të ngjashëm