Pak ditë më parë, përmes rrjeteve sociale u kuptua që Adelina Ismaili është bërë me një veturë të re.
Këngëtarja e njohur do të ngasë një makinë “Renault” të tipit të ri.
Dhuratën, sot me 8 mars, Adelina e ka ndarë me ndjekësit duke pasur një mesazh e njëherësh edhe një falënderim për partnerin e jetës, bashkëshortin Valin.
“Janë disa momente në jetë kur edhe super llafazanet mbyllin gojë. Ti e di që unë materialiste nuk jam as nuk kam qenë kurrë. Nuk e dalloj Porche nga autobusi. Por është dedikimi yt e dashnia që sot e çdo ditë më bën të falënderoj Zotin që jam grua. Grua e jotja. Falemnderit që më bëre 8 marsin më të bukur në jetë. Të dua Val”.
Por kjo ditë e shënuar për cdo grua të botës, nuk u përmbyll edhe pa një dhuratë nga i biri.
Ai i dhuroi një varëse çelësash, ku shihej një fotografi nënë e bir dhe një shënim ku shkruante, “Urime 8 marsi”.
Në postimin e ndarë në rrjetin e saj social, Instagram, Adelina shkruan: “Asnjë dhuratë në botë nuk krahasohet me buzëqeshjen që më jep ti Uliks”. /Prive.al\