Pas deklaratës për martesën me vajzën e Vuçiq, djali i Thaçit ka përgjigje për Albin Kurtin

By

Gjatë ditës së sotme, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në tryezën për diskutimin mbi kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se shkuarja e Thaçit në Bruksel është sulm mbi demokracinë e vendit.

Ai madje bëri një deklaratë ironizuese duke thënë se ka mbetur që vetëm edhe djali i Thaçit, Endriti, të martohet me vajzën e Vuçiqit dhe të kthehemi taman sikur në mesjetë.

Pas kësaj deklarate, reagimi i Endritit ka qenë i menjëhershëm.

Ai i dha një përgjigje Kurtit përmes një posti të bërë në instastory.

”Faleminderit për ofertën tënde Albin. Kam durim që ta pres çikën tënde të rritet dhe të flasim për fatin tonë, por e kam një problem… Ajo duhet ta ketë çështjen primare identitetin, kombin shqiptar dhe jo atë malazez… e gjetiu. E kuptoj që origjina nuk harrohet dhe nuk mund ta kuptojë gjuhën e familjes tuaj Kurtoviqi nga Vlladimiri”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm