Pas dasmës Klea Huta i dedikon këngë dashurisë së saj me Elgit Dodën

By

Në rivierën përrallore të jugut të bregdetit shqiptar me 5 qershor u zhvillua ceremonia e dasmës së Klea Hutës dhe Elgit Dodës.

Çifti, prindër të një djali, kurorëzuan dashurinë dhe jetën e tyre edhe me një dasmë të madhe të mbushur me shumë yje në mesin e familjarëve dhe miqve.

Ndërkaq, Klea akoma po jeton në emocionet e bukura të dasmës së saj që i ngjanin po një përralle.

Ajo së fundmi ka ndarë edhe një këngë dedikuar dashurisë së saj me Elgit Dodën. Kënga e re është shoqëruar edhe me videoklip me pamje të shkëputura nga dita magjike e çiftit.

Ndiqni të plotë në videon e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm