Pas arrestimit, gjykata merr vendim për Cllevion

By

Cllevio është arrestuar nga policia pak ditë më parë pasi ka përndjekur dhe ka kërcënuar me jetë reperin Rigels Rajku (Noizy).

Kleviol Ahmetaj i ka shkaktuar reperit frikë të vazhdueshme dhe ankth pasi e ka kërcënuar me jetë në Tik-Tok.

Më pas, Noizy sqaroi nëpërmjet një statusi të gjatë, ç’kishte ndodhur mes djemve dhe sepse ishte penduar duke e tërhequr padinë.

Shumë ndjekës iu vunë kundër reperit për faktin që e kishte denoncuar Cllevio-n, ndërsa vendimi i Noizy-t për t’u tërhequr duket se i qetësoi ujërat.

Burime të “Kryefjala” bëjnë të ditur se gjykata e Durrësit ka marrë një vendim për Kleviol Ahmetajn, që u arrestua më 16 Prill. Pas tërheqjes së kallëzimit nga Noizy, për reperin është caktuar arrest shtëpie.

Artikuj të ngjashëm