Pas 4 vitesh pauzë, Dafina Rexhepi po rikthehet me projekt të ri!

By

Janë mbushur plot 4 vite që nga projekti i fundit i këngëtares së njohur Dafina Rexhepi.

Artistja e cila debutoi para 7 vitesh me një sër këngësh të cilat u pëlqyen e u shndërruan në hite të padiskutueshme për një moment u zhduk nga skena muzikore shqiptare duke mos u parë më me ndonjë projekt muzikor.

Këngët bashkëpunime me Etnon “Ti mi then kufijtë”, me Mc Kreshën “Delicious” e “Party&bullshit” me Kaos ende vazhdojnë të jenë pasqyrë e këngëtares e cila me pauzën e saj la një boshllëk mjaft të madh tek publiku.

Sidoqoftë kësaj pauze duket se i erdhi fundi pasi që ajo pritet të rikthehet shumë shpejt.

Fotografia e fundit e publikuar në Instagram e shfaqë atë në studion muzikore të producentit A-boom me të cilin duket se do e bëjë rikthimin e madh. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm