Ndër më të pasurat: Këngëtarja shqiptare në listën e muzicientëve më pasanikë

By

Ed Sheeran, Rita Ora dhe Calvin Harris, kanë marrë pozicione të larta në listën e revistës Sunday Times për muzicientët më pasanikë në Britani të Madhe dhe Irlandë, pasi kanë arritur suksese të mëdha në muzikë së fundmi.

Sipas Sunday Times, Sheeran ka arritur të fitojë 28 milionë funte gjatë vitit të kaluar, duke e rritur pasurinë e tij në 80 milionë funte.

Ed Sheeran, Rita Ora and Calvin Harris

Calvin Harris është i ri në listë, duke u futur në top 20-she me 140 milionë funte pasuri. Ndërsa Rita Ora, i është bashkuar listës si këngëtarja e re më e pasur, me pasuri në vlerë prej 16 milionë funte për vitin e kaluar.

Në anën tjetër, Adele numëron 140 milionë pasuri, e vitin e kaluar ka arritur të bëjë 15 milionë të hyra duke qëndruar kështu në listën e muzicientëve të rinj më të pasur. /Prie.al

 

Artikuj të ngjashëm