Pasi mbajtën një raport larg syrit të publikut, Fjolla Morina dhe partneri i saj, Fisnik Syla po tregohen shumë aktiv në rrjete.
Duke ndarë foto të përbashkëta, ata po tregojnë se sa mirë po ndihen krah njëri-tjetrit.
Në këtë frymë ka qenë edhe postimi i fundit i Sylës në të cilin shprehet:
“Nganjëherë dikush vjen në jetën tënde krejt papritmas, të merr zemrën befasishëm dhe të ndryshon jetën përgjithmonë”.
Fotografia e përbashkët s’ka munguar as në këtë rast. /Prive.al