Me një fustan i zi punuar nga Valdrin Sahiti, Olta Gixhari mahniti me paraqitjen e saj në natën e parë të “DWTS” si anëtare në panelin e jurisë.
Për të prezantuar punën e tij të fundit, Valdrin Sahiti publikoi edhe një postim në llogarinë e tij në Instagram duke treguar edhe fustanin që punoi për Gixharin.
Në postimin e tij ka reaguar edhe Paris Hilton duke lënë një koment miratimi për punën e tij.
Kujtojmë se më parë, stilisti kosovar është kujdesu për veshjen e Hilton në paraqitjen e saj në MTV AMAs 2020 më të cilin personaliteti i famshëm mori shumë vëmendje. /Prive.al