Para se të futej në BBVK, Xhuli i la një porosi gjyshes 86 vjeçare

By

Dyshja, Atdheu dhe Xhuli tashmë kanë filluar t’i shpalosin edhe detajet familjare me njëri-tjetrin, në kuadër të procesit të njohjes së tyre.

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli sot ka folur rreth raportit të saj të ngushtë me të gjyshen që jeton në Finlandë.

Madje, ajo ka zbuluar edhe porosinë interesante që i kishte lënë gjyshes, teksa e ka lutur “të mos vdesë këta tre muaj sa është e izoluar brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

“Gjyshja 86 vjeçe ma ka thënë se do të më përcjellë sa të jem këtu. Dhe një ditë para se të vij këtu, i kam thënë se këtu do të shoh kultura të ndryshme, karaktere të ndryshme, ajo më tha ‘lëshojau rrugën se ti e ke kokën e fortë’. Më ka marrë malli shumë për të, vetëm sytë me ia pa”, ka treguar Xhuli.

“E thërras çdo të hënë, i kam thënë ‘mos gabo me vdek këta tre muaj’, më ka thënë ‘jo se të pres’, i thash ‘më prit se do të kthehem me fitore’”, ka shtuar ajo.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Artikuj të ngjashëm