Është vetëm 20 vjeçare, por tejet simpatike dhe e bukur!
Dhe kur debutoi në skenën muzikore shqiptare, s’do të ketë shpëtuar pa lajka dhe flirtime nga djemtë e estradës.
Diona Fona e ftuar mbrëmë në Nd’rrimin e Natës me Alaudin Hamitin, u bë protagoniste e lojës së famshme “Haje ose Thuaje”.
Këngëtares iu kërkua që ta thotë emrin e ndonjë këngëtari të famshëm që ka flirtuar me të, dhe sado që u mundua ta thotë emrin, vendosi të mos e tregojë.
Më pas Hamiti i jep mundësinë që ta thotë ndonjë sportist, dhe ajo e thotë shkronjën e parë të emrit. E gjejmë dot bashkë se kush është?
Ndiqeni të plotë intervistën!